Ja ushqimet që të rinojnë
Roli i antioksidantëve është të parandalojë plakjen e qelizave, të parandalojë humbjen e kujtesës dhe ruajtjen e enëve të gjakut. Konsumi i rregullt i tyre bën që trupi të mbetet i ri dhe i shëndetshëm. Ato parandalojnë sëmundje të tilla si kancere të ndryshme dhe luftojnë radikalet e lira.

Frytet e mëposhtme janë të njohur për përqendrimin e lartë të antioksidantëve. Megjithatë, është e nevojshme të ketë variacion të burimeve hyrëse, pra ato të merren nga fruta të ndryshme.

Antioksidantët gjenden tek frutat e kuqe (qershi, luleshtrydhe, rrush, boronicë, etj), tek pemët (kajsi, mango, banane, portokall, etj), por edhe tek domatja, dardha, papaja ose molla.

Lista është e gjatë, por duhet theksuar se përqendrimin më të lartë të antioksidantëve e kanë boronica, manaferrat dhe shega.

Ashtu si frutat, disa perimeve janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të antioksidantëve. Disa shembuj janë: perime (karota, kungulli, specat e kuq, lakër brukseli, karçof, etj). Sasinë më të lartë të antioksidantëve e gjejmë tek hudhra dhe tek spinaqi.

Megjithatë nuk duhet të neglizhoni ushqimet e tjera që nuk janë të pasura me antioksidantë. Ato përmbajnë vitamina tjera dhe minerale që janë thelbësore për funksionimin e duhur të trupit të njeriut. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2013, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori