Manchester Utd përshëndetet me Pogba, Rangnick: Do të largohet!

Kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në 30 qershor, afati i fundit për të rinovuar kontratat në futboll dhe Ralf Rangnick, ka zbuluar zyrtarisht të ardhmen e francezit.

“Pogba nuk do të rinovojë kontratën, me shumë mundësi ai nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm.”

Prej disa muajsh, Pogba ka shprehur se nuk do të rinovojë kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”, madje as ardhja e teknikut të ri, Ten Hag, nuk e ka bindur atë të mos largohet.

Tifozët e Juventusit ëndërrojnë rikthimin e “Oktapodit”. Por për të parë një rikthim të 29-vjeccarit në Torino, duhet një përpjekje e madhe financiare, ku Pogba fiton aktualisht 15 milionë euro në sezon, një shifër tepër e lartë.

Gjithashtu edhe PSG është në ndjekje të mesfushorit francez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.04.2022 11:15