Telenovela që fiksoi shqiptarët, “Gymysh” rrëfehet pas 17 vitesh: Çfarë më thoshin për Kivançin (FOTO LAJM)

Aktorja turke, Songül Öden e njohur përmes rolit të Gymysh, u kthye pas në kohë.

E ftuar së fundmi në një program, ajo foli për rolin kryesor me aktorin Kıvanç Tatlıtuğ në serialin, i cili u shfaq midis 2005 dhe 2007.

Öden foli për kritikat që mori pasi në serial kishte një partner si Kıvançi.

“Po luaja me Kıvançin, një nga burrat më të pashëm në botë. Në atë kohë nuk dija as për kritikat. Në atë kohë ata thoshin ‘A këtë e vunë para Kıvançit’?”, u shpreh Öden.

Më tej, ajo tha se njerëzit ishin të pamëshirshëm në kritikat e tyre.

“Nuk më intereson tani”, tha aktorja, duke shtuar se kritikat në atë kohë ishin të tepruara.