Ja si të dukemi inteligjent
Zgjuarsia është një fenomen që për disa njerëz është një aftësi e lindur ndërsa për të tjerët është gjenetike. Por ekzistojnë mënyra të ndryshme që do ju ndihmojnë të dukeni inteligjentë. Disa nga këto mënyra janë;

Mos mbani birrë në dorë
Njerëzit të cilët mbajnë në dorë pije alkoolike perceptohen si më pak inteligjentë se sa ata që nuk mbajnë-thotë një studim i përbashkët i bërë nga Universiteti i Miçiganit dhe Pensilvanisë. Ata kryen një eksperiment ku 300 menaxherë panë fotografitë e të aplikantëve për punë. Rezultatet treguan se kandidatët të cilët u zgjodhën nga punëdhënësit ishin ata që kishin porositur pije joalkoolike dhe jo ata që porositën verë.

Ecni me shpejtësi të njëjtë si të tjerët
Një studimi i Universitetit Boston gjeti se nëse ecni më shpejt apo më ngadalë se njerëzit përreth jush ata do të mendojnë se jeni budalla. Njerëzit u perceptuan më të zgjuar dhe më kompetentë kur ecnin me tempo të njëjtë si të tjerët.

Mbani syze
Studimet tregojnë se mbajtja e syzeve ju bën të dukeni më pak tërheqës mirëpo më inteligjentë. Hulumtuesit në Universitetin e Vjenës morën 76 pjesëmarrës të cilët shikuan 78 fotografi të fytyrave të njerëzve disa me syze dhe të tjerët pa syze. Ata u pyetën se cilat fytyra dukeshin më inteligjente dhe rezultatet mund ti merrni me mend.

Përdorni diagrame
Studimet tregojnë se njerëzit besojnë në diçka nëse duket apo tingëllon më shkencore e sidomos nëse ajo shoqërohet nga një diagram. Në një ekspertimet ku 30 pjesëmarrës u ndanë në dy grupe dhe iu tregua informacion për një ilaç, grupit të cilit prezantimi iu bë me diagrame besuan më shumë në efektet e atij ilaçi.

Shikoni njerëzit në sy
Ti shikosh të tjerët derisa flet është një sjellje kyçe. Ajo ju bën të dukeni se keni një IQ më të lartë dhe më të suksesshëm.

Kultivoni sens të humorit
Sensi i humorit është shenjë e inteligjencës. Një psikolog i pyeti 3 meshkuj tua tregojnë një shaka shokëve të tyre kur një femër ishte në tavolinën afër. Të njëjtën u udhëzuan t’ia kërkojnë gruas numrin e telefonit. Rezultatet treguan se meshkujt të cilët kishin treguar shaka më të mirë ishin dukur më të zgjuar dhe më atraktivë nga gruaja. /albeu.com/

Shtuar më 18/01/2016, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori