Ja si të dobësohemi në dimër
Ata që kanë dëshirë të bin në peshë në stinën e dimrit, më poshtë janë rënditur disa këshilla që i ndihmojnë ato të kenë një dietë të shëndetshme e cila ndikon në shëndetin e tepërt.

1-Djegia e kalorive në të ftohtë. Përgjithësisht organizmi i njeriut shpenzon kalori edhe për te mbajtur konstante temperaturën e tij trupore, sasia e kalorive qe përdoren për këtë qëllim është rreth 1200. Ndaj këshillohet qe edhe temperatura e mjedisit të mos mbahet në nivele të larta. Kjo do të stimulonte organizmin për të djegur më shumë energji.

2-Pini çaj jeshil për të ulur maksimalisht mbajtjen hidrike në inde. I ftohti i dimrit ul nevojën e marrjes së lëngjeve dhe favorizohet mbajtja e ujit në inde për shkak edhe të mungesës së djersitjes. Në pranverë gjithnjë rrezikohemi nga mundësia që të përballemi jo vetëm me disa kile më shumë ujë në trup, por edhe me fenomene të shtuara të celuliteve, këmbëve të fryra dhe të tjera probleme që lidhen kryesisht me estetiken e gjithsecilit.

3-Qëndroni larg ashensorëve. Njihet fakti që gjatë dimrit përgjithësisht bie edhe dëshira për të frekuentuar palestrat. Për këtë arsye këshillohet që çdo njeri të përpiqet për të gjetur mënyra të tjera alternative për të kompensuar këtë mangësi të rëndësishme. Ne këtë rast, shmangia e ashensorëve dhe mënyrave të tjera dembele të lëvizjes do të ishte një këshillë e vyer për këdo që është i/e interesuar për tu dobësuar dhe bërë lëvizje fizike.

4-Vetëm çokollata fondente. Gjate dimrit, dhe veçanërisht në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, dorëzohemi me lehtësisht përpara tundimit për të shijuar veç të tjerave edhe çokollatat.

5- Vetëm produkte integrale. Gjate dimrit ne fakt organizmi ka me shume nevoje edhe për ushqime që janë të pasura me karbohidrate. Ato na ndihmojnë edhe për tu ngrohur, por edhe për të ushqyer me mire trurin. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori