Ja si të mbrohemi nga gripi në pak orë dhe pak mundime
Pëlqej
Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të ndotura me këtë virus dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën e tij me duart e infektuara.

Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët 1 ditë para se simptomat të shfaqen deri në 5-7 ditë pasi është sëmurë. Simptomat shfaqen 1-4 ditë pasi virusi është futur në trup. Pra ju mund ta transmetoni virusin dikujt tjetër përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, gjithashtu e transmetoni virusin edhe kur jeni të sëmurë.

Tre hapat që duhen të ndiqen për të luftuar gripin janë: vaksinimi me vaksinën kundër gripit, marrja e masave të nevojshme çdo ditë për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit, si dhe përdorimi i medikamenteve antivirale nën përshkrimin e mjekut.
Veprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

 Mundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.

 Nëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.

 Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i kripit është shumë ngjitës.

 Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.

 Lani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.

 Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.

 Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me ilaçe kundër gripit.
 Ilaçet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip, dhe të rekomanduara nga mjeku.

 Ilaçet kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes.

 Ilaçet ndaj gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën që ju jeni të sëmurë. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripit./albeu.com/

Burimi Shendeti +

Shtuar më 12/01/2017, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori