Pas tërheqjes së trupave amerikanë, përsëritet historia në Afganistan

Nga Simon Henderson, The Hill

Cilat janë paralelet midis tërheqjes së trupave amerikane në Afganistan dhe Vietnam?

Të gjithë, me sa duket, i referohen një situate kur flasin për ngjarjet që mund të jenë “historike”. Uashingtoni është i fiksuar pas krahasimeve me atë që ndodhi në Vietnam në 1975, por diçka e tillë mund të argumentohet me faktin se të paktën nga pikëpamja e politikave, përvojat e sovjetikëve dhe britanikëve në Afganistan janë ndoshta edhe më të dobishme.

Unë kam një dashuri të madhe për Afganistanin. Edhe pse përvoja ime atje ka mbaruar prej kohësh, kujtimet e mia janë akoma të gjalla. Bukuria e maleve të tij është e vështirë të harrohet, në krahasim me klimën me lagështirë të Pakistanit.

Por detajet e kujtimeve të mia janë të përgjakshme. Brenda disa viteve, fqinji im- një diplomat afgan në Islamabad vdiq në birucat e burgut Pul-e-Charkhi në Kabul dhe një mik i imi pakistanez u qëllua për vdekje.

Në 1842, një forcë britanike prej mijëra ushtarësh, e cila kishte ndërhyrë me sukses në Kabul, u asgjësua nga fiset në vend kur u tërhoq për në Indi. Në 1879, gjatë Luftës së Dytë Anglo-Afgane, përfaqësuesi britanik në Kabul, së bashku me të gjithë anëtarët e misionit të tij dhe rojet e tyre, u masakruan nga trupat rebele afgane.

Lufta e Tretë Anglo-Afgane në 1919 shënoi një fitore për britanikët për shkak të përdorimit të një arme të re: fuqisë ajrore. Ndërsa SHBA ka qenë gjithmonë e shqetësuar për rezultatin e tërheqjes së trupave të saj.

Ndërsa tërheqja e Ushtrisë së Kuqe nga Afganistani në 1989 vlerësohet një faktor domethënës në kolapsin e Bashkimit Sovjetik dy vite më vonë. Një mosmarrëveshje politike e vitit 1979 u zgjidh gjatë një takimi të kabinetit.

Me kaq shumë gjëra negative që po ndodhin në Afganistan, tani nuk është koha për të qenë optimist. Por 46 vite pasi trupat amerikane u larguan nga Vietnami dhe pas një historie suksesi, marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara janë të mira, madje edhe të ngushta.

Historia e Afganistanit na ka treguar që forcat e huaja do të vazhdojnë të jenë prezentë atje por do të ketë rivalitete të shumta, njësoj si 150 vite më parë. Por perceptimi i gabuar është se sa i aftë mund të jetë vendi në sfidat që do të hasë dhe jo se çfarë ëndërron të bëjë.

Ndoshta një pyetje kryesore është se si Kina, Irani, Rusia, Pakistani dhe India e interpretojnë historinë dhe sa ndikon diçka e tillë në vendimet e tyre sot.

Simon Henderson është anëtar i Baker dhe drejtor i Programit Bernstein mbi Politikën e Gjirit dhe Energjisë në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt.


Shtuar 16.08.2021 12:26