Ja shenjat kur nuk keni konsumuar mjaftueshëm karbohidrate
Karbohidratet janë një pjesë thelbësore e dietës sonë, veçanërisht kur dëshirojmë që të jemi aktivë.

Harvard School of Public Health, thekson se burimi më i shëndetshëm i karbohidrateve janë produktet e paprocesuara apo të procesuara minimalisht si drithërat, zarzavatet, frutat dhe fasulet.
Ndërkohë që karbohidrate të tjera (jo shumë të shëndetshme) përfshijnë bukën, qumështin, kokoshkat, patatet, biskotat dhe makaronat.

Sigurisht, jo të gjitha karbohidratet janë të njëjta. Ekzistojnë karbohidrate komplekse dhe të thjeshta. Komplekse janë ato të cilat shpërbëhen më ngadalë dhe nuk shkaktojnë ndryshime të papritura në nivelin e sheqerit në gja. Komplekse janë ato që ju duhen dhe pa të cilat trupi nuk mund të funksionojë normalisht.

Mungesa e tyre shkakton:

Erë të keqe të gojës

Qëllimi i të gjitha dietave që e nxisin ndërprerjen e konsumimit të karbohidrateve është djegia e yndyrave të ruajtura. Për fat të keq, këto dieta rrallë japin rezultate afatgjata.

Procesi i djegies së yndyrave quhet ketozë, dhe gjatë këtij procesi lirohen kompozimet kimike të quajtura ketone. Ketonet kanë një erë të pakëndshme e cila normalisht lirohet me anë të frymës. Në qoftë se e mbani rregullisht higjienën orale dhe era juaj e gojës është e keqe, është e mundur që konsumoni shumë pak karbohidrate.

Fizik të pafuqishëm

Kur personi i cili është fizikisht aktiv nuk konsumon karbohidrate të mjaftueshme, trupi nuk mund t’i shfrytëzojë proteinat për zhvillimin dhe shërimin e muskujve. Karbohidratet i nevojiten trupit për t’i shfrytëzuar në mënyrë adekuate proteinat, përndryshe i konsumoni më kot.

Pas ushtrimeve trupit duhet t’ia kompensoni karbohidratet e shpenzuara për ta përshpejtuar shërimin dhe për ta përmirësuar mënyrën se si trupi i përdor proteinat.

Përqendrim të dobët

Ashtu si trupi, edhe truri juaj ka nevojë për karbohidratet për energji. Kur ai nuk konsumon sa duhet karbohidrate, nuk mund të japë maksimumin.

Studimet kanë treguar se truri i femrave të cilat janë në dietë pa karbohidrate, gjatë kësaj periudhe funksionon më dobët dhe se kujtesa e tyre bie ndjeshëm. Pas kthimit në dietë normale, funksioni i trurit kthehet në normale përsëri.


Humor të keq

Nëse i largoni plotësisht karbohidratet nga dieta juaj, përgatituni për ndryshime të menjëhershme të humorit, nivele të rritura të stresit, ankthit dhe lodhjes.

Karbohidratet i nevojiten trupit për ta liruar serotoninën, një kompleks kimik që është përgjegjës për disponim të mirë dhe për t’i rritur nivelet e energjisë.

Studimet kanë treguar se njerëzit që janë në një dietë e cila e kërkon largimin e karbohidrateve nga të ushqyerit, ndjejnë rënie të niveleve të energjisë.


Kapsllëk

Kapsllëku mund të rezultojë tek çfarëdo ndryshimi në shprehitë e ngrënies. Sistemi i tretjes është i ndjeshëm dhe atij i pëlqen rutina me të cilën është mësuar.

Kur i largoni karbohidratet nga dieta juaj, është shumë lehtë e mundshme që do të vuani nga kapsllëku. Ekspertët në këtë rast sugjerojnë që gradualisht ta rritni konsumimin e fibrave, sepse rritja e menjëhershme e konsumimit të fibrave mund të ketë efekte negative./Albeu.com/

Shtuar më 17/03/2017, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori