Ja se për çfarë na shërben llumi i kafesë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Asnjëherë nuk do të na shkonte në mëndje se llumi i kafesë mund të përdoret si një maskë bukurie, por dhe të gjejë përdorim në shtëpinë tonë. Llumi i kafesë është i pasur me antioksidantë dhe mund të ripërdoret në shumë mënyra. Ne mund ta përdorim atë për të shmangur milingonat, për të pastruar shtëpinë, për të hequr erën e keqe, kundër celulitit, etj.

Për një trajtim anticelulit, në fillim miksoni llumin e kafes me sheqer ngjyrë kafe dhe me pak vaj kokosi. Pastaj masazhojeni mirë trupin. Kjo është perfekte për trupin tonë, por ekzistojnë edhe një sërë trukesh të tjera. Pas gatimit, ndonjëherë mbetet erë e keqe në duart tona. Fshijini ato me llum kafeje dhe më pas shpërlajini me ujë të ngrohtë.

A e dini se llumi i kafesë gjen përdorim edhe tek flokët tanë, më saktësisht tek boja që ne përdorim? Shtoni një sasi të vogël të llumit të kafes tek kënaja që përdorni për të lyer flokët. Kjo do t’i japë atyre një shkëlqim të natyrshëm.

Për të pastruar trupin, përzieni pak vaj ulliri me llumin e kafes dhe masazhoni lëkurën. Me llumin e kafes mund të realizoni një maskë të mirë për fytyrën tuaj, pasi do ta mbajë të butë. Për të realizuar këtë maskë na duhen 2 lugë llum kafeje me 2 lugë pluhur kakao, 2 lugë qumësht apo kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën e lagur dhe masazhojeni mirë. Lëreni të veprojë për 20 minuta. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori