Ja pse është i rëndësishëm kosi
Kosi është një produkt me vlera të shumta shëndetsore për organizmin tonë. Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët amerikanë, ku pjesë ishin 6500 persona në moshën prej 19 deri 89 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit kanë plotësuar anketën, e cila ka përfshirë pyetjet për shprehitë ushqyese.

Nga rezultatet mësohet se 53,8 për qind e pjesëmarrësve pinë kos. Ata kanë pasur 48 për qind rrezik më të vogël për të pasur nivel shumë të ulët të kalciumit, 38 për qind rrezik më të vogël për të pasur nivel shumë të ulur të magnezit dhe madje 55 për qind rrezik më të vogël për të pasur nivel shumë të ulët të vitaminës B12.

Kosi gjithashtu është burim i shkëlqyeshëm i nutrientëve të rëndësishëm, duke përfshirë kalciumin, magnezin, kaliumin dhe vitaminat e ndryshme. Shumë persona që nuk pinë rregullisht jogurt, duhen ta ndryshojnë gjithsesi këtë gjë, theksojnë shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën "Nutrition Research".

"Kemi zbuluar që personat të cilët rregullisht konsumojnë kosin kanë rrezik më të vogël nga krijimi i nivelit shumë të ulët të nutrientëve të ndryshëm kyç", ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit prof. Paul Jacques.

Ata po ashtu theksojnë që një numër i vogël njerëzve i përmbahen konsumimit të rekomanduar ditor të produkteve të qumështit. Sasinë e rekomanduar ditore e përbën një filxhan prej 250 ml djathë, qumësht ose kos. Qumështi mund të jetë për shembull i sojës, ç'ka është burim i shkëlqyeshëm për vegjetarianët.

Kosi ndër të tjera është burim i probiotikëve, respektivisht i baktereve të mira të cilat kanë veprim shumë të dobishëm në organizëm. Probiotikët ndihmojnë ruajtjen e florës së zorrëve, ndërsa hulumtimet kanë treguar se kosi mund të mbrojë nga krijimi i diabetit të tipit 2, gripit dhe alergjive.

Në fund të fundit, me të gjitha këto gjëra të mira që lidhen me kosin, është e pakuptimtë të mos përfshihet në ushqimin e përditshëm. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2015, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori