Ja pse duhet t’i konsumojmë luleshtrydhet e egra
Luleshtrydhja e egër ka emrin botanik të Fragaria Vesca. Popuj të ndryshëm e njohin atë si luleshtrydhja alpine, luleshtrydhja e maleve, luleshtrydhja e egër, luleshtrydhja e druve apo e pyjeve. Në Shqipëri rritet në zonën e dushkut e të ahut, në toka të kultivuara.

Në Pukë gjendet më me shumicë në Tërbun, Livadh-Hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-Dardhë, etj. Luleshtrydhja e egër, dikur njihej si një barishte terapeutike.

Edhe pse përdorimi i luleshtrydhesegër është i pakët ditët e sotme, ka akoma njerëz që e përdorin këtë bimë terapeutike kundër diaresë dhe dizenterisë. Gjethet zjehen në ujë dhe përdoren si gargarë për fytin e acaruar.

Ato përdoren edhe në kremëra që përgatiten për të trajtuar të djegurat dhe gërvishtjet e lëkurës. Shumë botanistë në Evropë akoma përdorin gjethet e bimës së luleshtrydhesegër për të nxitur urinimin, por edhe për të trajtuar çrregullime dhe simtpomat e tuberkulozës, reumatizmës, etj.

Frutat e bimës konsumohen të freskëta. Ato kanë një shije të shkëlqyer. Në të vërtetë, këto fruta janë shumë delikate në krahasim me luleshtrydhen e freskët. Frutat e egra të luleshtrydhes janë plot me antioksidantë dhe sipas burimeve të AgroWeb.org, ndihmojnë në nxjerrjen e radikaleve të lira nga organizmi.

Përdorimi i luleshtrydhesegër ndihmon në parandalimin dhe zbutjen e simptomave të diabetit, kolesterolit të lartë dhe arterosklerozës.

Lëngu i nxjerrë nga luleshtrydhja e egër përmban vlera terapeutike kundër gastritit. Duke qenë se fruti ka vlera anti bakteriale, dikur lëngu i frutave përdorej për të trajtuar tiroidet. Lëngu i luleshtrydhesegër rekomandohet kundër sëmundjeve të mëlçisë si hepatiti dhe cirroza. Lëngu duhet konsumuar me stomakun bosh.

Duhet të pini tri gota në ditë dhe të stimuloni aktivitetin e mëlçisë duke përmirësuar qelizat e saj. Në të shkuarën, gjethet e bimës së egër përdoreshin për përgatitjen e çajrave bimorë që rekomandoheshin kundër diaresë dhe për të shtuar oreksin. Gjethet ndjellin urinë dhe kanë vitaminë C.

Por nga ana tjetër, këto gjethe kanë efekt natyror zbardhues. Lëngu i marrë nga gjethet i bën dhëmbët më të bardhë dhe nëse e aplikoni edhe në lëkurë, e zbardh atë. Luleshtrydhja e egër përfaqëson një eliksir për lëkurën, sepse parandalon rrudhat dhe e bën lëkurën më të freskët.

Frutat mund t’i shtypni dhe të bëni një maskë ushqyese dhe plot të mira për lëkurën tuaj./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2016, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori