Salianji me deklaratë të fortë: Kriminelë që kërkohen nga Spanja po përdoren nga PS për zgjedhje

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të papritur në Kuvend, ku ka thënë se persona të kërkuar nga Spanja të akuzuar apo të dënuar për krime, punojnë në fushatat zgjedhore për PS-në.

Sipas Salianjit, personat për të cilët ka një kërkesë për ekstradim, u bëhet presion që të punojnë për PS-në.

“Ne ekspertojmë krim në Evropë dhe e mbrojmë. Ka pas 25 kërkesa, tha ministri i Drejtësisë, nga Spanja për ekstradim, pra njerëz që rrinë e jetojnë këtu një pjesë i përdorni për fushatë, duke ua çuar kërkesat e ekstradimit, por i thoni nuk ju ekstradojmë vetëm punoni për PS, është taktikë e përdorur kudo e përdorët njësoj në këto zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit”, tha Salianji.


Shtuar 17.02.2022 12:01