Ja pse duhet të pini banane dhe kanellë para se të flini
Gjumi është një proces i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, ai ndihmon në mbrojtjen e shëndetit mendor, mirë është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Gjumi fizik dhe siguron cilësi të mirë jetese.

Pagjumësia po vazhdon të bëhet kërcenim serioz për shëndetin e shumë njerëzve. Megjithatë, ky ilaç shtëpie mund të ju ndihmojë fort që tani e tutje të bëni gjumë të rehatshëm.

Banania përmban një amino-acid njohur si triptofanit që rrit nivelin e serotoninës që rregullon gjumin. Prandaj edhe bananja është aq efikase kur vjen puna të pagjumësia, transmeton Gazeta Blic. Bananet gjithashtu mund të rregullojnë edhe gjendjen tuaj. Bananet janë shumë të pasura me magnez, hekur dhe kalcium.

Ndërsa kanella është e pasur me vajra esenciale të tilla si eugenol dhe phenylpropanoids. Kanella ju ndihmon që të relaksoheni dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tretjes.

Për të përgatitur një recetë të tillë na nevojitet, 1 banane,
1 litër ujë, ½ lugë gjelle kanellë. Në fillim vlohet uji në një enë dhe më pas shtohet banania e ndarë në feta. Uji bashkë me banane duhet të vlojë për 10 minuta, ndërsa më pas shtohet edhe kanella. Pija duhet konsumuar një orë para se të shkoni në shtrat. /albeu.com/



Shtuar më 03/01/2016, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori