Ja pse duhet të konsumoni bajame
Konsumi i arrave dhe llojeve të tjera të bajameve është vërtetuar të këtë efekte pozitive shëndetësore, mirëpo, kjo që studiuesit e Universitetit të Navarra-s (Spanjë) erdhën në përfundim është e habitshme.

Studimi në fjalë u publikua në revistën Nutrition në vitin 2014 dhe nxiti shumë kundërthënie. Studiuesit mblodhën të dhëna për pesë vite rresht mbi konsumin e bajameve tek 17,184 pjesëmarrës të cilët dy herë në vit i’u përgjigjën një pyetësori përmes internetit (online) në lidhje me sasinë e konsumitbajameve.

Sasia e konsumuar e bajameve u analizua si sasi ditore e konsumit dhe sasi javore e konsumit. Rezultatet treguan se individët të cilët konsuamuan bajame të paktën dy herë në javë kishin 56% më pak gjasa të vdekshmërisë të çfarëdo shkaku, sesa ata të cilët konsuamuan bajame fare pak ose kurrë.

Autorët erdhën në përfundimin se konsumi i bajameve është negativisht i lidhur me vdekshmërinë e çfarëdo shkaku. A është kjo e vërtetë apo vetëm një rastësi, mbetet të shihet në 5 vitet në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori