Benzema nuk di të ndalet dhe i jep fitoren Real Madritit, Manchester City ngec në barazim (VIDEO)

Real Madrid ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Mallorca në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 0-3.

Pjesa e parë përfundoi në barazimin pa gola 0-0 ku goli nuk u gjend.

Pjesa e dytë nisi ndryshe me Vinicius Jr i cili shënoi pas një asistimi nga Benzema. Rezultati dyfishohet në minutën e 76-të ku Benzema shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 80-të Marcelo futet në fushë dhe në të 82-tën asiston me mjeshtëri te Benzema i cili dërgon përsëri topin në rrjetë duke trefishuar rezultatin. Tashmë Real Madrid është shkëputur nga vendi i dytë me 10 pikë diferencë.

Manchester City ka gabuar ndaj Crystal Palace duke marrë një barazim pa gola ndaj tyre në Selhurst Park.

Ky është një hap fals për ekipin e Guardiolës pasi tashmë Liverpooli i vendit të dytë ndodhet vetëm 4 pikë pas Manchester City./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.03.2022 22:54