Ja përse nuk duhet ti hapni dritaret në mëngjes
Ajri kohët e fundit është ndotur më shumë secc duhet, shpesh secili nga ne mund ta ketë ndier mungesën e theksuar të ajrit, ose thithim një ajër të ndotur si rezultat i trafikut, ngrohjes globale apo mungesës së shiut. Por cfarë duhet të bëjmë ne si qytetarë për të reduktuar smogun dhe ruajtur shëndetin tonë? Ekzistojnë disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për një gjë të tillë si;

Lani shpesh flokët
Kur futemi në shtëpi gjëjae parë që vëmë re është se flokët tanë mbajnë erë jo të mirë. Për këtë arsye duhet që t’i lajmë shpesh për të larguar kështu smogun e ngjitur në to si dhe aromat e pakëndshme.

Mos i hapni dritaret herët në mëngjes
Në fakt kjo duket si e çuditshme, pasi është gjëja e parë që të gjithë bëjmë pasi zgjohemi nga gjumi. Hapim dritaret për të ajrosur dhomën. Por në fakt kjo nuk është një zgjidhje e mençur pasi nëse jetoni në një zonë shumë të ndotur, apo buzë rrugës, atëherë do të lini smogun që të futet në shtëpi. Më e mira është që shtëpinë ta ajrosni në mbrëmje vonë.

Në makinë përdorni kondicionerin
Nëse jeni nga ata që nuk bëni dot pa makinë, atëherë bëni mirë të përdorni kondicionerin, për të larguar ajrin e ndotur. Kjo kërkon më shumë konsumim të karburantit, por edhe ndotje të ambientit. Kështu që më mirë përdorni transportin publik.

Mos praktikoni joga në qytet
Nëse jetoni në një qytetndotur, nuk do të ishte e udhës të bëni Joga në ambient të hapur. Më mirë një orë e mirë në shtrat duke lexuar një libër.

Lani fytyrën
Ashtu si për flokët, e njëjta gjë vlen edhe për fytyrën. Lajeni atë, menjëherë sapo futeni në shtëpi.

Mos ndaloni me bicikletë në semafor pas makinave
Ata që përdorin bicikletën njihen si dashamirës të mjedisit, por duhet të bëjnë kujdes kur ndodhen në semafor. Ndalesa pas makinave i ekspozon ata më shumë ndaj smogut.

Mos i nxirrni fëmijët shëtitje në orarin e pikut të ndotjes
Të dalësh shëtitje në oraret kur trafiku në qytet është shumë i rënduar, do të thotë të thithësh ajër të ndotur. E mira është që të shëtisni larg ambienteve publike dhe në orare kur lëvizja e automjeteve ka rënë.

Mos qëndroni me makinë ndezur
Nëse jeni duke pritur dikë, apo keni ndaluar për të blerë diçka, mos e mbani automjetin të ndezur. Kjo do të sillte më shumë smog dhe ndotje. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori