Ja një mënyrë e mirë për eleminimin e nervit shiatik
Nervi shiatik është një problem që mund të lehtësohet përmes masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin.

Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull, këto janë masazhe që mund të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë, për 15 ditë. Masazhi bëhet ngadalë, duke shkuar në formë të rretheve pikërisht në vendin ku keni dhimbje.

Vaji dhe akulli janë dy produkte që bëjnë që muskujt tuaj të relaksohen në atë pjesë ku bëni masazh dhe kjo më pas kontribuon në zhdukjen e dhimbjeve në nervin shiatik.

Shumë persona që vuajnë nga kjo simptomë, menjëherë u nënshtrohen intervenimeve kirurgjikale, të cilat mund të kenë pasoja të rënda nëse operimi nuk ecën si duhet, prandaj është mirë që para se të vendoni për një hap të tillë, të përdorni metoda natyrale, të cilat gjithsesi se janë të suksesshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori