Ja mosha që rrezikohet nga mbipesha
Mbipesha tashmë është një problem global dhe pavarësisht studimeve të ndryshme, ende nuk janë gjetur shkaktarët pse fëmijët në moshën 7 deri në 11-vjeç shëndoshen së tepërmi.

Në një studim të kryer së fundmi është arritur në përfundimin se edhe prindërit luajnë një rol të rëndësishëm për mbipeshën e fëmijëve të tyre. Duket si një trashëgimi gjenetike, ndërsa fëmijët janë më të pakontrolluar në këtë drejtim.

Fëmijët mund të shtojnë në peshë nëse nuk e kontrollojnë atë nga mosha 7 deri në 11-vjeç. Ky është rezultati i një studimi në Britani, ku thuhet se në 4 vitet e fundit ka shkuar në 40% rreziku që fëmijët të preken nga obeziteti në këtë moshë.

Nga testet ka rezultuar se fëmijët me prindër mbi peshë rrezikojnë dy herë më shumë të bëhen obezë përgjatë moshës 7 deri 11-vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2014, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori