Ja kush janë aleatët më të mirë për tu nxirë (FOTO LAJM)

Për të marrë një ngjyrë evidente në mënyrë natyrale, ne duhet të jemi të informuar në lidhje me ushqimet të cilat janë aleatët më të mirë për tu nxirë.

Mjekët thonë se nëpërmjet konsumit të ushqimeve të duhura, nuk do të thotë vetëm të siguroni nxirjen e duhur, por edhe përmirësim të sistemit trupor kundrejt rrezeve dhe përballjes me diellin.

Këshillohet që të konsumohen fruta dhe perime me ngjyrë të gjelbër dhe portokalli. Ato janë të pasura me betakarrotenë, vitaminë, të cilat stimulojnë prodhimin e melaninës. I gjeni tek karota, panxhari, kungulli, speca, kajsi, pjeshkë, pjepër, mango, papaja, etj.

Çfarë duhet të dini për frutat ngjyrë vjolë. Ato përmbajnë polifenolë, të aftë të luajnë rolin e antioksidantëve, duke larguar efektet negative të diellit në lëkurë (njolla të kapilarëve, rrudha, dehidratim, humbje të elasticitetit të lëkurës etj). I gjeni tek boronica, rrushi, frutat e pyllit.

Duhet të konsumojmë sa më shumë ushqime me vitaminë E. Është një antioksidant i fuqishëm që ushqen intensivisht lëkurën, duke shmangur dehidratimin dhe lejon krijimin e një lëkure të butë dhe elastike. Ne i gjejmë tek gruri, avokado, vaji i ullirit. Absolutisht nuk duhet të shmangim ushqime të tilla si domatet, shegët, molla, etj. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2014, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori