Nishani u nda nga jeta, Meta: Lajm i hidhur, do kujtohet si personalitet me vlera të rralla

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjen e Nishanit, ndërsa shton se ka qenë një personalitet i rrallë me integritet dhe vizion.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.

Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt

I paharruar kujtimi i  President Nishanit.

Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Nishani ndërroi jetë sot./albeu.com


Shtuar 28.05.2022 15:07