Ja disa truke për dhëmbë të bardhë
Pëlqej
Pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme lëngjesh me ngjyrë, kafeje, ndodh që dhëmbët tona të marrin një ngjyrë të padëshirueshme. Ndër breza ka ndodhur që janë zbatuar disa truke natyrale, për të pasur dhëmbë sa më të bardhë dhe pa pasur nevojën e një dentisti.

Për të zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale, një mënyrë e mirë do të ishte përdorimi i lëkurës së limonit dhe lëngut të tij. Acidi në nivel të lartë që gjendet te limoni, vepron si zbardhues. Mjafton të fërkoni dhëmbët me lëkurën apo të lyeni dhëmbët me lëngun e përzier me ujë, kjo në masa të barabarta. Këshillohet që kjo metodë të mos përdoret më shumë se dy herë në javë, pasi mund të dëmtojë zmaltin.

Një tjetër mënyrë është edhe ajo e konsumimit të karotave. Kur konsumohen të freskëta dhe të pagatuara, karotat veprojnë si pastrues për dhëmbët. Ato vrasin bakteret e gojës dhe i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, do të keni mishra më të shëndetshëm dhe më pak baktere që shkaktojnë erën e keqe.

Në fund por jo më pak e rëndësishmja është soda e bukës. Ajo është mënyra më e sigurt dhe më e shëndetshme për të zbardhur dhëmbët. Soda largon njollat dhe mbron zmaltin. Përzieni pak sodë buke me kripë dhe fërkoni dhëmbët me të, duke përdorur një furçë të butë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori