Ja cilët janë shkaqet e astmës
Studiuesit nga Univeristeti Cardiff kanë të gjejnë shkaktarët e astmës, duke pohuar se kjo është një mundësi për të gjetur një kuro brenda 5 vitesh.

Sipas eksperimentit të zhvilluar mbi kavje është nxjerrë përfundimi se receptori i perceptimit të kalciumit (CaSR) është shkak i sëmundjes. Në pacientët me astmë, ky receptor është tepër aktiv dhe shkakton ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj edhe simptomat e astmës janë: kollitje, ngushtim në kraharor, vështirësi në frymëmarrje.

Pas zbulimit të qelizave që e shkaktojnë këtë sëmundje mendohet se tashmë është e lehtë që të çaktivizojnë këto qeliza dhe të ndërpresin simptomat.

Astma është një problematikë e cila prek rreth 25 milion njerëz vetëm në SHBA dhe 5 % prej tyre nuk u bëjnë efekt trajtimet aktuale të atmës si sëmundje e mushkërive.

Nëse ky studim do të jetë i suksesshëm atëherë do të jetë më e lehtë që ti gjendet një shërim këtij problemi. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori