Ja çfarë tregon goja për shëndetin tuaj
Në lidhje me gjendjen e organizmin tonë një rol të rëndësishëm si tregues kanë gjuha, pështyma dhe mishi i dhëmbëve. Për t’i mbajtur gjërat nën kontroll, së paku një herë në javë kontrollojeni gavrën e gojës dhe kushtoni kujdes këtyre simptomave:

Dhëmbët e tejdukshëm
Ndoshta ju mundon kthimi i thartirës nga lukthi. Me kalimin e kohës, thartira mund ta gërryejë shtresën shkëlqyese të dhëmbëve. Vizitojeni gastroenterologun dhe dentistin.

Dhëmbët e dëmtuar
Ndoshta ju mundon bruksizmi ose kërcëllimi i dhëmbëve. Kjo është pasojë e stresit shumë të madh. Mësoni që të relaksoheni dhe e blini një mbrojtës të dhëmbëve, që do ta përdorni gjatë kohës së fjetjes.

Goja e thatë
Ndoshta e keni sindromën e Sjogrenovit, sëmundjen autoimune, për shkak të së cilës organizmi nuk prodhon pështymë ose lot të mjaftueshëm. Duke pasur parasysh që pështyma është e rëndësishme për mirëmbajtje të dhëmbëve, ënjtë e rëndësishme që përveç oftamologut, i cili është ekspert për këtë problem., të vizitohet edhe dentisti. Nuk ekziston ndonjë ilaç, por ekzistojnë mjete, të cilat i reduktojnë problemet. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2016, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori