Ja çfarë shkakton patatja jeshile
Patatja e gjëlbërt është një produkt që është shumë e rrezikshme për shëndetin. Ajo e merr ngjyrën nga klorofili, dhe ekspertët pohojnë se meshkujt që peshojnë mesatarisht 50 kilogramë do të duhej të hanë vetëm 450 gr patate të gjelbra për të ndjerë mundime.

Studimet kanë vërtetuar se përmbajnë sasi të madhe të solaninës, kemikat helmuese kjo që mundet të shkaktojë diarre, të vjella, mundime, dhimbje të kokës dhe shumë sëmundje tjera.

Ajo që rrezikon është pikërisht ngjyra e gjelbër, të cilën pos klorofilit e merr edhe nga solanina, të cilën prodhon sikurse edhe klorofilin. Disa ekspertë dhe nutricistë pohojnë se kjo patate nuk duhet fare të dalë në treg, e edhe nëse depërton, të ruhet në hapësirë të errët dhe të ftohtë. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori