Momente dramatike! Pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimin në tragetin e djegur në afërsi të Korfuzit (VIDEO)

Operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë pranë ishullit grek të Korfuzit pasi trageti i nisur nga Igumenica në Greqi për në portin italian të Brindisit u përfshi në flakë ditën e djeshme.

Gjatë operacioneve Njësitë Speciale të Greqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive (EMAK) arritën në motorrin e Euroferry Olympia dhe mundën të nxirrnin një bullgar dhe një turk të bllokuar brenda.

Ndërkohë, sipas informacioneve të fundit, ekipi i EMAK-ut është përplasur në traget me një helikopter të marinës greke, i cili u detyrua të largohej për shkak se kishte pak karburant.

 

Roja bregdetare greke tha se 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit kishin qenë në traget, në pronësi të firmës italiane Grimaldi Lines. Shumica e pasagjerëve ishin shtetas italianë, sipas guvernatorit të ishujve Jon, Rodi Kratsa-Tsagaropoulou, ndërsa ekuipazhi ishte grek dhe italian.

Nuk ka asnjë lajm nga 12 të zhdukurit, por gjatë gjithë ditës zyrtarët janë përpjekur të konfirmojnë se sa njerëz kanë mundur të largohen nga tragetet kur u dha urdhri për të braktisur anijen.


Shtuar 19.02.2022 09:32