I riu nga Lezha thyen masën e “Arresit të shtëpisë”, kapet në timon pa patentë

Nj i ri 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për herë të dytë.Shtetasi Kristian Kovaci ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytet Lezhë, duke qarkulluar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe në pranga 28-vjeçari, i cili po drejtonte një automjet, pa leje drejtimi.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. K.(P)., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytet Lezhë, duke qarkulluar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, me vendimin e datës 11.10.2021, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com