Ja çfarë duhet të konsumojmë për një organizëm të shëndetshëm
Frutat dhe perimet janë dhe ndër produktet më të rëndësishme në shëndetin e njeriut. Ato janë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë. Disa nga vetitë kuruese të këtyre produkteve janë;

Luleshtrydhet, janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta.

Karota:
Në trupin tonë betakaroteni, proteinë e cila gjendet tek karotat, është i shndërruar në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Betakaroteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe në sallatë jeshile.

Domatja:
Domatja por edhe produktet që vijnë prej saj ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Boronicat:
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Boronicat janë të pasura më vitaminë C, e cila është përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor të kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2016, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori