Dieta mesdhetare është
dieta më e shëndetshme që mund të mbani, e rekomanduar dhe nga specialistët.
Një ndër arsyet përse është kaq e rekomanduar kjo dietë është sepse
dieta mezdhetare ka në përbërje
magnez, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.
Ky
mineral gjendet më shumë tek perimet e jeshilta, frutat e thata, drithërat, mishi dhe peshku dhe ndihmon për parandalimin e disa sëmundjeve të pashërueshme. Erëzat, fasulet dhe kakaoja janë gjithashtu burime të pasura të magnezit.
Sekreti është që të mos konsumohet vetëm një nga ushqimet e mësipërme por një sërë ushqimesh që e përmbajnë këtë
mineral, thonë shkencëtarët.
Një dietë e pasur në
magnez ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës me 10%, të goditjes në tru me 12% dhe të diabetit të tipit 2 me 26%.
NHS rekomandon 300 mg
magnez në ditë për meshkujt dhe 270 mg për femrat./albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017,
ora 08:29