"Izolojeni" depresionin, ja çelësi i suksesit
Secili prej nesh mund të japë një përkufizim të depresionit, e ndërsa shenjat janë të shumta. Mjafton të përmendim humbjen e pjesshme ose te plotë te aftësisë për t`u gëzuar, për të dashur dhe për t’u pikëlluar.

Por ekziston dhe çelësi i suksesit, për ti dhënë fund të gjithë mendimeve negative, të cilat do të na çonin drejt rrugës së depresionit. Është cilësuar si sëmundja e shekullit, e ndërsa mjekët kanë dhënë 8 mënyra për ta shmangur.

Ajo ç'ka është e rëndësishme, lidhet me të shkuarën tonë, të cilën duhet ta lëmë pas. Ne nuk duhet të gjejmë fajin gjithmonë tek vetja. Asnjëherë nuk duhet të zmadhojmë problemet. Jepini rëndësinë e duhur gjërave të cilat me të vëtetë i'a vlejnë dhe jo atyre të cilat nuk marrin rëndësinë e duhur.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me analizimin e situatave, të cilat nuk duhet ti mendoni gjatë. Analizojini situatat në sipërfaqe dhe nxirrni mësimet e duhura prej tyre.

Terapia kryesore është që të përqëndroheni në gjëra pozitive. Pasi keni kaluar një ditë stresuese, duhet menjëherë të qetësoheni. Bëjini gjërat sipas një rutine. Mundohuni të mos mendoni negativisht, të mbani larg mendjes tuaj të gjitha gjërat negative dhe merrni vetëm pjesën pozitive të situatave. E fundit por jo më pak e rëndësishme mbetet izolimi.

Mos qëndroni vetëm dhe të izoluar. Kjo do të bëjë që ju të mendoni edhe për detajet më të vogla. Si rrjedhojë, do ju dëmtojë më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2014, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori