ISHP: 625 persona me SIDA
Për 9-mujorin e parë të këtij viti, numri i të infektuarve HIV/AIDS është rritur me 70 persona duke e çuar numrin total në 625. Pavarësisht kësaj specialistët shprehen se numri i të prekurve është më madh nga ai që njihet.


"Sipas përllogaritjeve, numri i rasteve duhet të jetë edhe më i madh. Disa nga arsyet për këtë janë: stigma e konfidencialiteti, mungesa e testimit vullnetar, informacioni i pakët dhe jo i saktë, hezitimi për të kryer testin, informacion i pakët për faktorët e sjelljes me risk të lartë etj.", shpjegojnë ekspertët e ISHP-së. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2013, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori