Interneti shkatërron kujtesën
Pëlqej
Interneti mund t'u shkaktojë përrdoruesve dëme të mëdha në kujtesë. Një studim i ri thotë se duke qenë se sot gjithçka gjendet në internet, njerëzit gjejnë mënyrën më të shpejtë për të marrë informacion dhe nuk lodhen të mësojnë, për të stërvitur kujtesën e tyre, sidomos me datat.

Vëzhgimi tregoi se më pak se 40% e 2 mijë të rriturve të anketuar, në testimin e kryer në Britaninë e Madhe ishin në gjendje që të kujtonin ekzaktësisht se kur kishte ndërruar jetë Princeshë Diana, edhe pse kjo ka ndodhur në vitin 1997.

Më pak se një në tri persona mban mend kur u shemb Muri i Berlinit, edhe sepse kjo ka ndodhur në shumicën e rasteve të të anketuarve gjatë ciklit të jetës së tyre, në vitin 1989 dhe më pak se gjysma dinë që njeriu ka shkelur në Hënë.

Vetëm tre në dhjetë persona ishin në gjendjekujtonin vitin ekzakt në të cilën ndodhën sulmet terroriste në 11 shtatorit 2001 në Nju Jork.

Sipas studiuesve, diçka e tillë ndodh pasi shumica e informacionit të gjetur në internet depozitohet në kujtesën afatshkurtër, kështu që pas disa kohësh, fshihet nga vetë truri ynë. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori