Nostalgjike për vizitat në Shqipëri, Bebe Rexha publikon pamjet nga fëmijëria (FOTO LAJM)

Bebe Rexha asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë prejardhjen nga vjen dhe këtë ka bërë edhe mbrëmë me një postim nga vizita e saj në Shqipëri.

Vetëm se fotot i përkasin viteve ’90. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga fëmijëria pasi ka hapur albumin e saj të vjetër në kohë karantine.

“Kthehem pas në kohë te kjo prerja e shkurtër e flokëve që e bëra kur isha në udhëtim në Shqipëri, tërhiqe për ta parë se sa të gjata i kisha flokët para se t’i shkurtoja”, ka shkruar ajo.

Në disa fotografi, ajo përmbledh kujtimet nga fëmijëria, me të ëmën dhe shoqërinë. Në disa të tjera shfaqet nëna e Bebe Rexhës duke gatuar ushqim në natyrë.

Këngëtarja është e apasionuar pas recetave shqiptare pasi pak ditë më parë provoi të bënte edhe një byrek për herë të parë.


Shtuar 22.04.2020 08:46