Infeksioni i stafilokokut nuk është aq i lehtë sa duket
Sipas një studimi të ri, një infeksion i shkaktuar nga bakteria e stafilokokut që është rezistent ndaj ilaçeve po përhapet së tepërmi përmes spitalit, apo vizitave të tjera shëndetësore dhe në disa raste ka shkaktuar vdekjen e pacientit brenda disa ditësh, apo orësh. Ky infeksion i veçantë stafilokoku njihet si “MURSA”. Studimi ka shqyrtuar vetëm raste të infeksionit në Shtetet e Bashkuara, por mjekët thonë se ai përbën po ashtu problem për vendet në zhvillim, ku infeksioni shpeshherë nuk disagostikohet siç duhet dhe është më e vështirë të kurohet.

Bakteria e stafilokokut zakonisht jeton në lëkurën e njeriut. Por ky mikrob mund të hyjë nën lëkurë përmes të çarave, ose nëpërmjet inxheksioneve intravenale. Shumë infeksione të shkaktuara nga stafilokoku nuk janë serioze, por MURSA, apo stafilokoku rezistent ndaj meticilinës, mund të jetë me pasoja fatale.

Doktoresha Susan Ray është një nga studjueset amerikane, që u mor me studimin e rasteve të infeksioneve të stafilokokut, të cilat janë rezistente ndaj ilaçeve dhe sa shpesh ndodhin ato. "Mikrobi i stafilokokut hyn në gjak dhe për këtë arsye, ai mund të shkaktojë sëmundje të rënda tek njerëzit". Doktor Ray dhe studjues të tjerë, punuan me Qendrën për Kontrolin e Sëmundjeve, CDC, për të zbuluar se sa shpesh ndodhin këto infeksione në Shtetet e Bashkuara.

Doktoresha Monina Klevins thotë se këto infeksione janë tepër të zakonshme. "Ka patur mbi 94 mijë infeksione dhe rreth 18 mijë e 650 vdekje vetëm brenda vitit 2010. Ky është dy-fishi i rasteve të infeksionit që priteshin nga studjuesit. Në të shkuarën, ne kemi përdorur të dhënat që janë regjistruar gjatë lejes për daljen nga spitali të pacientëve, për të vlerësuar numrin e infeksioneve". Ekspertët e shëndetësisë vlerësojnë, se në Shtetet e Bashkuara çdo 30 minuta vdes një person për shkak të infeksionit nga stafilokoku shkruan voa.

Në studimin e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, studjuesit zbuluan se diçka tjetër ishte shqetësuese. "Studimi i të dhënave arriti në përfundimin se shumica e këtyre infeksioneve lidheshin me procesin e kujdesit shëndetësor të pacientëve", -thotë doktoresha Klevens.
Shtuar më 01/02/2019, ora 20:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori