IMCA - Kongresi i III Multidisiplinar Mjekësor organizuar nga Spitali Amerikan, 16-18 Nëntor!
Inovacion në Mjekësi, do të thotë kurim më i shpejtë dhe efikas për pacientët. Do të thotë jetëgjatësi më e madhe për ta dhe shpresë se ajo çka vite më parë ka qenë e paimagjinueshme, mund të jetë sot realitetiti i një jete më të shëndetshme.

Spitali Amerikan i ngritur mbi këtë parim 10 vite më parë, si i vetmi spital ku risitë në teknologji, ecin paralelisht me edukimin e vazhdueshëm të mjekëve, ku mundësitë për studentët e rinj të fushave mjekësore shihen si potenciale që do t’i shërbejnë të ardhmes së tyre dhe misionit human që ata kanë, mundëson për të tretin vit rradhazi, Kongresin e Ndërkombëtar në Mjekësi me fokusin pikërisht tek “Inovacionet në Mjekësi”.

Në këtë kongres nderojnë me pjesëmarrjen e tyre 50 lektorë të huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë si dhe 2000 pjesëmarrës nga Ballkani, Europa dhe Shtetete e Bashkuara të Amerikës.

Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me Isucrs Colorectal Surgeons dhe asosacione kombëtare dhe ndërkombëtare, me 13 seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe satelite simposia, 2 forume infermierore, tavolina të rrumbullakët për studentët " Bisedë me Proff. Dr. Philip F. Caushaj- USA, vjen për botën mjekësore shqiptare Kongresi i 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor, në datat 16-18 Nëntor, te Plaza, Tiranë.

Për gjithë sa më sipër, por edhe për të përfituar kredite të mëtejshmme në karrierën tuaj personale nëpërmjet këtij kongresi, stafi organizativ, njofton të gjithë mjekët apo studentët e mjekësisë se afati i pranimit të abstrakteve për prezantimet është data 30 korrik 2017.

Në këtë sfidë të rradhës të Spitalit Amerikan, i cili i qëndron besnik parimit se përqafimi i praktikave të reja në mjekësi nuk mund të realizohet pa një staf të kualifikuar, do të preken të gjithë dispilinat mjekësore me qëllim shkëmbimin e eksperienceva më të mira dhe transformimit të njohurive të reja në praktika efikase për të sëmurët

Nuk është thjesht një kongres mjekësor, është një sfidë për zhvillimin e mjekësisë në Shqipëri ku idetë dhe risitë e saj të tranformohen ne eksperienca të jetës së përditshme nga mjekët me të mirë.

Shtuar më 15/06/2017, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori