Nuk ka fitues në 90 minuta, Chelsea-Liverpool do të provojnë edhe 30 minuta të tjera

Finalja e FA Cup ndërmjet Chelsea dhe Liverpool është mbyllur në barazim në kohën e rregullt.

Në minutën e 33-të Salah lë fushën e lojës i dëmtuar ku gjithashtu ka ngjallur frikë në radhët e Liverpoolit, pasi për dy javë luhet edhe finalja e Champions League ndaj Real Madrid.

Loja ka qënë intensive por e kujdesshme nga të dyja ekipet.

Tashmë ekipi i Tuchel dhe i Klopp do të përballen edhe për 30 minuta të tjera, nëse ky rezultat vazhdon kështu, atëherë do të vendosin penalltitë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.05.2022 19:40