Sulmi në
zemër është emergjencë mjekësore dhe duhet të trajtohet menjëherë.
Sulmi në
zemër ndodh si pasojë e mungesës së
gjakut në
zemër, ndërkaq mund të shkaktohet nga ndonjë bllokadë në enët e
gjakut.
Sidoqoftë, ekspertët tani thonë se
rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të
zemrës mund ta zvogëloni duke ngrënë më shumë portokaj.
Shtimi i portokajve në dietën tuaj e zvogëlon
rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të
zemrës, sipas Dr. Sneh Khemka.
Kjo pasi që portokajtë e zvogëlojnë shtypjen e
gjakut dhe, rrjedhimisht, i
ulin shanset për të pësuar sulm të
zemrës.
Përveç portokajve, edhe çokollata e zezë dhe hudhra mund ta
ulin shtypjen e
gjakut.
Duhet të keni parasysh se ushqimi i shëndetshëm është mënyra më e mirë për t’i parandaluar sulmet e tilla, të cilat padyshim se janë vdekjeprurëse.
Doktorët rekomandojnë që t’i zëvendësoni yndyrat e ngopura [kremrat, gjalpat, djathin] me yndyra të pangopura [p.sh. me vaj bimor].
Edhe fishekët, arrat, bajamet, sardelet dhe kikirikët janë dëshmuar se e rrisin kolesterolin e mirë (HDL-në) dhe e zvogëlojnë kolesterolin e keq (LDL-në).
Shtuar më 07/10/2018,
ora 22:22