Hithra është cilësuar si mbretëresha e bimëve
popullore që pastron gjakun dhe
ndihmon trupin në detoksifikimin nga kimikatet dhe metalet e
rënda.
Hithra ndihmon për të reduktuar mbajtjen e ujit dhe është veçanërisht e dobishme kur ka rrjedhje të
rënda menstruale të femrat.
Ajo gjithashtu
ndihmon nënat për qumësht dhe rritje të energjisë pas lindjes. Kjo bimë ka kapacitet anti-inflamtor që vepron për të qetësuar simptomat e artritit. Ajo është e pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez, raporton tch.
Hithra gjithashtu parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar. Lëngu i hithrës është një diuretik natyral që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshkat dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve.
Ndër të tjera,
hithra ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe siguron shëndet të plotë të zemrës.
Shtuar më 15/10/2018,
ora 11:23