Nuk ka asnjë arsye për të besuar se konsumimi i ushqimeve pa
gluten është i shëndetshëm,
vetëm nëse vuani nga sëmundja e celiakut.
Sipas një studimi, rreth 100 njerëz në Britani vuajnë nga kjo sëmundje. Gjithsesi, ushqimet pa
gluten janë bërë dieta të njohura në gjithë botën, edhe për ata që duhet të konsumojnë
gluten.
Doktoresha Suzane Mahady ka këshilluar se
vetëm personat që janë të prekur nga celiaku duhet të heqin dorë prej saj, ndërsa të tjerët jo sepse mund të preken nga sëmundjet e zemrës.
Ekspertët kanë shtuar se shumë njerëz që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare duhet të konsumojnë medoemos ushqime me
gluten, pasi do ndikojë pozitivisht në organizmin e tyre.
Glutenin mund ta gjejmë në drithërat si gruri, elbi, thekra apo tërshëra. Gjithashtu mund të gjendet në ushqime si buka, makaronat, proteinat vegjetale apo pijet alkoolike si birra. Për ata që vuajnë nga sëmundja e celiakut, është mirë që të konsumojnë sa më shumë oriz dhe patate. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018,
ora 12:51