Hiqni dorë nga këto veprime, po ju sëmurin
Edhe pse duket sikur në fakt po kujdeseni për veten por prapë sëmundje, e ka një përgjgije: Detajet.

Bëni kujdes nga detajet dhe shmangini sa më shumë gjërat plastike, pasi janë burim bakteresh.

Kanaçet

Nuk do shumë mend për t’u kuptuar se sa i rrezikshëm është konsumimi i pijeve direkt nga kanaçet. Këto të fundt janë të riciklueshme dhe për më tepër magazinohen në vende të papërshtatshme, për t’u bërë kështu një vatër mikrobesh.

Gotat plastike

Edhe gotat plastike janë të riciklueshme, ama jo të gjitha riciklohen sipas standarteve kështu që bëni kujdes. Në vend që të pini nga një gotë plastike, më mirë mbani me vetë një termus për çdo rast.

Sheqeri artificial

Zakonisht diabetikët përdorin ëmbëlsues artificialë për të plotësuar dëshirat e tyre për sheqer. Këta ëmbëlsues janë shumë herë më të dëmshëm edhe se vetë sheqeri, kështu ju këshillojmë të mos i përdorni.

Dr. Google

Me shumë mundësi ju ka ndodhur të keni një problem shëndetësor dhe të mundoheni ta kuroni me anën e recetave që gjenden në Google. Jemi të bindur se edhe vetë e dini që ato “receta” mund të rezultojnë të jenë të pavërteta ose në rastin më të keq të rrezikshme.

Sallata

Të zgjedhësh një sallatë në “fast food” në vend të një hamburgeri nuk është tamam zgjedhja më e mirë. Sallaturinat përgjithësisht nuk janë aq të freskëta sa produktet që ecin më shumë dhe kjo nuk do shumë mend.

Kollarja

Nuk është e këshillueshme vendosja e një kollareje çdo ditë. Edhe nëse është e lirshme ajo shkakton një presion në venat e qafës. E njejta gjë vlen edhe për varëset “choker”.

Çanta

Edhe ju vetë e dini që çantë juaj është një grumbull bakteresh. Këshu që mos rrezikoni duke e lënë çantën mbi krevat apo në vende të cilat kërkojnë higjenë maksimale.
Shtuar më 18/06/2018, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori