Hiqni dorë nga mishi nëse dëshironi të humbni peshe shpejt
Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se mënyra më e shpejtë për të rënë në peshë është heqja dorë nga produktet e mishit. Ata përbëjnë më shumë se një të tretën e kalorive që konsumuesit e mishit marrin çdo ditë. Në muajin e parë të dietës ata humbasin mesatarisht 1 kg, ndërsa vegjetarianët humbasin dyfishin e peshës.obeze

Diferenca është edhe më e dukshme kur hiqet dorë nga mishi në fillim të dietës, ku në muajin e parë mund të humbisni më shumë se 2 kg. Vegjetarianët ushtrohen gjithashtu dyfish më shumë se konsumuesit e mishit. Ata priren të shmangin ushqimet me shumë yndyra dhe ushqimet e shpejta nëpër restorante.

Në studimin e kryer nga kompania “Forza Supplements”, që merret me dietat për të rënë peshë, u përfshinë 1000 vullnetarë. Sipas menaxherit të kësaj kompanie, Lee Smith, konsumuesit e mishit marrin zakonisht më shumë kalori duke qenë se e gatuajnë shpesh ushqimin në mënyrë të pashëndetshme. Kjo është edhe arsyeja përse ata e kanë më të vështirë të bien në peshë krahasuar me vegjetarianët.

Nuk është se problemi qëndron te mishi pa dhjamë, por te fakti se si gatuhet ai dhe se me çfarë shoqërohet. Një person që ha kofshë pule në skarë konsumon 135 kalori, por që shkojnë në 350 kalori kur e shoqëron me patate të skuqura.

India është vendi më vegjetarian në botë, me rreth gjysmën e popullsisë që nuk ha mish, ndërsa Australia është vendi me më pak vegjetarianë./albeu.com/

Burimi: Daily Mail
Shtuar më 03/09/2016, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori