Hiqni dhjamin nga gjuha, që të shpëtoni nga gërhitja dhe belatë e gjumit
A e keni pyetur veten ndonjëherë: a kam një gjuhë të dhjamur?

Nuk është pyetje boshe. Nëse jemi një nga një miliardë njerëz në glob që vuajnë nga apnea e gjumit, fakti që keni një gjuhë të dhjamur mund të jetë një arsye kryesore për të cilën ju gërhisni, asfiksoheni, gulçoni apo ndaloni së marri frymë peridikisht gjatë natës, duke prishur gjumin tuaj dhe potencialisht, shëndetin tuaj. (Apnea është ndërprerja e frymëmarrjes)

Pyetja është: Nëse ju reduktoni dhjamin nga gjuha juaj, a do të shpëtoni nga apnea e gjumit? Dhe përgjigja është PO, sipas specialistit të gjumit Dr. Richard Schwab, autori kryesor i një studimi të ri të botuar të premten në “Amerikan Journal të Respiratory and Critical Care Medicine”.

Obeziteti është një faktor rreziku për gjendjen. Një studim i mëhershëm i Schwab dhe ekipit të tij kishte zbuluar se njerëzit obezë me apneagjumit kishin një gjuhë dukshëm më të madhe me përqindje më të lartë dhjami - sesa njerëzit obezë pa këtë gjendje.

Studimi i ri tregoi ju mund ta zvogëloni gjuhën tuaj të dhjamosur nëse humbni dhjamë në të gjithë trupin. “Pra duke hequr tepricën e dhjamit në trup, mund të zvogëloni madhësinë e gjuhës,” tha Dr. Raj Dasgupta, specialist i gjumit në Keck Medicine në Universitetin e Kalifornisë Jugore, që nuk ishte përfshirë në atë studim.

Në punimin e tyre, studiuesit përdorën imazhin e MRI për të matur efektet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes të një humbjeje peshe prej 10% në 67 pacientë të shëndoshë. Imazhet treguan se ulja e yndyrës në gjuhë ishte arsyeja që rezultatet e përgjithshme të apneas së gjumit u përmirësuan me 31%.

Në fakt, sa më shumë dhjamë në gjuhë të keni humbur, aq më shumë apnea juaj është përmirësuar,” tha Schwab, bashkëdrejtor i Qëndrës së Gjumit në Penn Medicine.

Mirëpo, nuk është vetëm obeziteti, nënvizon CNN. Ka dhe shumë njerëz të tjerë që nuk janë mbipeshë dhe kanë probleme me apnenë e gjumit. Pra, diçka tjetër mund të jetë në lojë.

“Kush mund të bllokojë rrugët e sipërme të frymëmarrjes? Duhet të jenë bajamet, uvula, qiellza e butë dhe gjuha,” tha Dasgupta.

Përveç gjuhës, studimi zbuloi se humbja e peshës redukton madhësinë e madhësinë e muskujve të nofullës që kontrollojnë përtypjen dhe muskujve në çdo anë të rrugëve të frymëmarrjes, por asnjë nga këto reduktime nuk është aq domethënës sa humbja e dhjamit të gjuhës,” tha Schwab.

Ekziston gjithashtu edhe një nevojë për të kuptuar pse gjuha ka dhjamë. “Është një muskul që ne e përdorim për të folur, marrë frymë, ngrënë. Kështu që pse duhet të ketë dhjam?! Nuk e kuptojmë këtë. nuk e dimë nëse dhjami është pjesërisht gjenetik apo pjesërisht i lidhur me obezitetin. Por unë mendoj se është një faktor i lidhur ngushtë me trajtimin e apnesë së gjumit.”
Shtuar më 11/01/2020, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori