Helmimi nga uji është më i rrezikshmi nga të gjithë, ja si ta dalloni
Një ndër situatat e rralla shëndetësore është helmimi nga uji, i cili ka pasoja serioze deri fatale për jetën. Helmimi nga uji mund të ndodhë kur një individ konsumon litra të tëra uji në pak kohë, shumë më tepër se sa veshkat mund të eliminojnë. Veshkat mund të eliminojnë 0,5-1lt në orë.

Hollimi i përqendrimit të kripes në gjak, ka pasojë vershimin e ujit jashtë enëve të gjakut, shtimin e tij brenda qelizave dhe pasoja më e rrezikshme është mbledhja e ujit në tru. Kjo situate kerkon nderhyrje te menjehershme.

Nje nder treguesit me te sakte te hidratimit optimal te organizmit, eshte ngjyra e urines. Nje urine pa ngjyre, krejtesisht transparente tregon hidratim te tepert. Urina me ngjyre te theksuar te verdhe ose kafe tregon dehidratim. Hidratimi optimal eshte i domosdoshem, pa kaluar ne ekstrem.

Nje grua, ka nevoje mesatarisht per 1,5-2lt ne dite. Nje burre nevojitet 2-2,5lt uje ne dite. Nevojat ndryshojne ne varesi te shume faktoreve, sidomos kushteve klimaterike, aktivitetit fizik dhe permasave trupore.
Shtuar më 07/04/2018, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori