Hapat që shmangin kancerin kolorektal
Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, ndërgjegjësimi luan një rol të madh në parandalimin e kancerit duke ulur rrezikun në mënyrë të konsiderueshme.

Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, dhe kanceri kolorektal është padyshim një prej tyre. Nëse bëni jetesë të shëndetshme dhe lëvizje të mjaftueshme, rreziku mund të reduktohet nga 40-50%, siç është përshkruar nga një studimi të publikuar në The Journal of Nutrition në vitin 2012.

Përfshirja e aktiviteteve fizike në jetën tuaj të përditshme është edhe një nga 70 zakonet më të fuqishme për parandalimin e këtij lloj kanceri.

Pirja e duhanit është ndoshta një nga faktorët më të njohur të rrezikshëm për lloje të ndryshme të kancerit. Është e lidhur jo vetëm me kancerin e mushkërive, por edhe me kancerin e zorrës së trashë, stomakut dhe ezofagut.

Kanceri kolorektal është i lidhur me pirjen e tepruar të alkoolit, por gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se alkooli i tepruar është gjithashtu një nga 5 zakonet e zakonshme që të dëmtojë mëlçinë. Në mënyrë ideale, mund të konsumoni një pije alkoolike në ditë.

Mishi i kuq bëhet veçanërisht problematik kur ekspozohet ndaj temperaturave shumë të larta, për shembull, kur piqet në skarë apo skuqet. Më mirë mund ta konsumoni të zierë dhe sa më rrallë të jetë e mundur./albeu.com/

Burimi: healthyfood
Shtuar më 02/09/2016, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori