Lajm i keq për Deschamps në prag të Botërorit, Kamara dëmtohet  dhe humbet Katar 2022

Lajm i keq për Francën. Boubacar Kamara, i cili ishte thirrur nga Deschamps në vend të Rabiot për ndeshjet e Nations League, ka kryer vizitat mjekësore për shkak të një dëmtimi dhe do të mungojë të paktën 2 muaj.

Një dëmtim i rëndë i gjurit, raporton kombëtarja franceze, do ta detyrojë djaloshin të humbasë edhe Kupën e Botës 2022. Mesfushori i Aston Villa i thotë lamtumirë Katar 2022./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.09.2022 18:55