Mori një grua peng në Elbasan, ndiqet penalisht autori

Një 33-vjeçar  ka mbajtur peng një grua në Elbasan , ndërsa ndaj autorit Prokurori ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Autori 33-vjeçar dyshohet se ka mbajtur një mjetin e tij një gura, pa dëshirën e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin A. G., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka mbajtur në mjetin e tij, një shtetase, pa dëshirën e saj. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com