Gjumi, shkak kryesor për ushqimet e pashëndetshme
Pëlqej
Duke i'u referuar një studimi amerikan, njerëzit që flenë më pak janë më të uritur dhe zgjidhja e tyre më e shpejtë janë ushqimet e gatshme dhe me shumë yndyrë.

Studimi në fjalë vuri në pah të gjitha dobësitë që ndjen njeriu kur është pa gjumë dhe ka një ditë me mjaft angazhime. Ndodhur në këto kushte, njerëzit menjëherë i drejtohen ushqimeve të shpejta dhe pa vlera ushqyese.

Gjumi i pakët dhe ndjesia e lodhjes për shkak të pushimit të pakët, mbetet një nga arsyet që na shtynë të hamë ushqime më pak të shëndetshme. Është ky rezultati i një studimi amerikan i Universitetit të Berkeley, në California, gjatë të cilit studiuesit u përqendruan në lidhjen e aktivitetit cerebral me ushqimin.

Drejtuesja e studimit Stephanie Greer zbuloi duke mbajtur në vëzhgim një grup vullnetarësh, se si mungesa e gjumit dhe pushimit bën që të ndihemi vazhdimisht të uritur. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori