Bill Gates nënshkruan marrëveshje me 16 kompani farmaceutike, vaksina e Covid19 po afron

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates kanë nënshkruar një marrëveshje me 16 kompani farmaceutike në përpjekjet e tyre për të prodhuar sa më shpejt vaksinën e koronavirusit.

Kompanitë farmaceutike kanë rënë dakord të zgjerojnë kapacitetin e tyre të prodhimit të barnave.

Kjo do të thotë që mes 16 kompanive do të ketë bashkëpunim të afërt dhe pa konkurrencë. Për shembull, ilaçi “remsidivir” me këtë marrëveshje mund të prodhohet edhe në fabrikat e “Pfizer”.

Sipas Gates, aktualisht shumica e rezervave të vaksinave në botë Covid19 planifikohen të shpërndahen fillimisht në vendet e pasura. Shtetet e fuqishme do të nënshkruajnë kontrata me kompanitë farmaceutike. duke siguruar të drejtën për të blerë miliarda doza sapo të prodhohen.

Gates i pyetur se cili do të jetë fati i shteteve të vogla dhe të varfëra që nuk do të kenë mundësi të blejnë këto vaksina, ka thënë se do të kërkojnë fonde nga shtetet dhe kompanitë e fuqishme që të sigurohen para për blerjen e miliarda dozave për shtetet që s’kanë mundësi financiare.

Gates nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të prodhohet saktësisht vaksina e Covid19, por ka thënë se kjo do të ndodhë shumë shpejt.


Shtuar 30.09.2020 10:47