E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Gjuha e luleve në një dasmë
Dasma është një moment i rëndësishëm për njeriun, ndaj çdo kush dëshiron që ajo ditë të mbetet e bukur dhe e paharruar. Megjithëse është një ditë gëzimi për familjen dhe çiftin, ajo kërkon përkushtim për të dalë sa më perfekte.

Ne ju sugjerojmë që të keni kujdes në zgjedhjen e luleve, të cilat sigurisht nuk mungojnë në një event të tillë. Mos bëni gabimin të zgjidhni lulet në dasmën tuaj, pa u siguruar njëherë për kuptimin e ngjyrës së tyre.

Zgjidhni:
Trëndafila të kuq. Ato janë simbol i dashurisë.
Trëndafila rozë. Këto lule janë simbol i betimit të përjetshëm.
Trëndafila të bardhë. Janë ndër lulet e vetme që shprehin pastërtinë e ndjenjave të partnerëve.
Tulipani simbolizon dashurinë e përsosur.
Zambaku simbolizon pastërtinë në të gjitha kuptimet.

Duhet të shmangni:

Trëndafilat e verdhë, të cilët simbolizojnë pabesinë.
Gladiolën. Kjo lule shpreh ndjenjën e indiferencës.
Kamelia e bardhë që nënkupton dashurinë e përbuzur./albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori