Qëllohet me breshëri plumbash makina e biznesmenit, aktivistit i PD
Gjendet pika e dobët e tumoreve
Pëlqej
Gjendet pika e dobët e tumoreve. Është një proteinë e cila nëse bllokohet, sëmundja vetëshkatërrohet automatikisht. Proteina është e njëjtë me atë që prodhohet nga qelizat e shëndetshme në kushte stresi.

Eksperimentet janë bërë në laborator mbi minjtë, në rastin e kancerit të prostatës, por që studiuesit thonë se mekanizmi mund të jetë i njëjtë edhe për tumoret e tjerë. Zbulimi është bërë nga universiteti i Californisë në San Francisco dhe është publikuar në revistën Science Translational Medicine.

Autorët shpjegojnë se tumoret më agresivë, shpenzojnë shumë më tepër energji dhe për tu rritur me shpejtësi, ato optimizojnë përdorimin e saj, falë kësaj proteine, e cila ka një mënyrë frenimi.

Dhe pikërisht për këtë arsye këto lloj tumoresh bëhen të varur nga kjo proteinë që është vendimtare për zhvillimin e tyre. Kështu duke bllokuar këtë proteinë, tumoret nuk ushqehen më e kështu fillojnë të vdesin.
Shtuar më 21/05/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori