Aksident në Librazhd-Qafë Thanë, kamioni del nga rruga

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur sot në vendin tonë. Këtë herë në rrugën Librazh-Qafë Thanë në afërsia të fsjatit Pishkash.

Uniformat blu bëjnë me dije se një makion ka dalë nga rruga, e për pasojë është lënduar shoferi që e drejtonte. 59-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Pishkash, shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident është dëmtuar 59-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
/albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 13:09